×

Zona e Kerkimit



2016 performance
2017-01-19 01:22:23

Ecuria e vitit 2016

Viti 2016 ka qenë viti i dytë i punës për Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës. Në këtë vit numri i vizitorëve ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur mbi 5000 të tillë. Në krahasim me vitin 2015 ai është rritur me rreth 40%. Të huajt që kanë vizituar Muzeun vijnë kryesisht nga vendet e Evropës Perëndimore ku dominojnë vizitorët nga Italia, të ndjekur nga vizitorë të shumtë nga Gjermania, Franca, Hollanda, Anglia. Gjithashtu të shumtë kanë qenë dhe vizitorët nga kontinentet e tjera si Amerika e Veriut apo edhe Australia e largët. Në vitin 2016 rritje të konsiderueshme kanë dhe vizitat e të rinjve, pikërisht nxënësit e shkollave të qytetit dhe studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Mbi 2000 të tillë kanë vizituar Muzeun tonë, duke u bërë pjesë jo vetëm e vizitave të thjeshta, por edhe të aktiviteteve të ndryshme të organizuara gjatë gjithë vitit. Ne falenderojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë, të cilët na kanë mbështetur gjatë këtij viti për organizimin e aktiviteteve të shumta, falenderojmë fondacionet e huaja për dashamirësinë dhe ndihmën konkrete karshi Muzeut, po ashtu falenderojmë dhe Bashkinë Shkodër, për mbështetjen e gjithanshme dhe kujdesin që ka treguar për ecurinë dhe mbarëvajtjen e përditshme të Muzeut.